Sot në Kosovë mot i vranët e me reshje shiu

19 prill 2021 | 09:12

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu. Në viset malore do të ketë edhe reshje bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu.

“Do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu. Të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu ndërsa në viset malore parashihen edhe reshje bore. Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale. Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia njoftoi se do të dëbojë 20 diplomatë nga Republika…