Sot në Kuvend pritet të shqyrtohet Projektligji për ndarjen buxhetore për vitin 2019
06 dhjetor 2018
| 08:21
Sot në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet seanca plenare ku pritet të shqyrtohen se paku nëntë pika të rendit të ditës.
Pika ma e rëndësishme në këtë seancë do të jetë ajo e Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.
Më poshtë mund ta gjeni listën me pikat e rendit të ditës që priten të shqyrtohen sot në seancë.
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
- Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
- Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.