Sot në orën 15:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit
26 dhjetor 2019
| 07:50
Kuvendi i Kosovës sot në orën 15:00 mban seancën konstituive të legjislaturës së shtatë.
Në këtë seancë pritet të betohen deputetët e rinj.
Në rend dite është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Kryesia e re.
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja në këtë seancë shkojnë pa marrëveshje, dhe rrjeshimisht nuk dihet se çfarë do të ndodh.
Skenari i mundshëm, për shkak të mosarritjes se marrëveshjes në mes të LV-së dhe LDK-së, mund të jetë vetëm betimi i deputetëve, ndërsa zgjedhja e Kryesisë dhe kryetarit të Kuvendit të shtyhet për një ditë tjetër.