Sot në orën 15:00 rishikohen masat anti-Covid

19 mars 2021 | 12:04

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas një takimi me krerët e institucioneve shëndetësore ka treguar që në mbledhjen e sotme pritet të rishikohen masat në fuqi dhe të vendoset për pushimin pranverorë në të gjitha nivelet e arsimit.

Hoti në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se sot në orën 15:00 do të mblidhet Komiteti anti-Covid, kur edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi.

“Pas takimit me  ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKShPK-së, z. Naser Ramadani, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj,  zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBAShK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19. Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti anti-Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti-Covid-19”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shorti i Ligës së Kampionëve hidhet sot në Nion të…