Sot në orën 15:00 varroset babai i Thaçit

18 mars 2025 | 08:08

Sot në ora 15:00 varroset babai i ish-presidentit Thaçi.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura.

Kjo komunë ka bërë të ditur agjendën zyrtare të ceremonisë mortore për Haxhi Thaçin.

E marta do të nisë me homazhe pranë arkivolit të të ndjerit, nga ora 09:00 deri në ora 12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Tutje, nga ora 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative, po ashtu në palestrën “Ilaz Kodra”.

Ndërkohë nga ora 15:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, në varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.

Ndërkohë, është bërë e ditur se e pamja e familjes Thaçi do të jetë e hapur më 19 e 20 mars në palestrën e këtij qyteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deklaron se çmimi i energjisë…