Sot në orën 16.32 fillon pranvera

20 mars 2022 | 13:14

Fillimi astronomik i pranverës: ekuinoks

Profesori universitar, Perparim Ahmeti, përmes një postimi i llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se sot në ora 16:32 minuta fillon stina e Pranverës.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Në dy ekuinokset në mars dhe shtator, pika nën diellore – d.m.th. vendi mbi të cilin dielli është në zenitin e tij (saktësisht vertikal) – kalon ekuatorin.

Në mars, pozicioni zenit i diellit lëviz nga hemisfera jugore në hemisferën veriore.  Sipas përcaktimit astronomik, ky moment shënon fillimin e pranverës në veri të ekuatorit dhe fillimin e vjeshtës në jug të tij.

Në shtator, pika nën diellore kalon përsëri ekuatorin në jug.  Pastaj vjeshta fillon në hemisferën veriore dhe pranvera në hemisferën jugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pretenduar se pothuajse 15 mijë trupa…