Sot në Podujevë lansohet programi shtetëror “Sporti në shkolla”
Sot në Podujevë duke filluar nga ora 9:00, në shkollën “Xheladin Rekaliu”, do të mbahet ceremonia e lansimit të programit shtetëror “Sporti në shkolla”.
Do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Ardian Telaku.
Programi “Sport në Shkolla” është zhvilluar dhe do të realizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit.
Programi synon të ndërtojë një brez të ri, aktiv dhe të shëndetshëm në Republikën e Kosovës, duke investuar në shëndetin dhe edukimin e të rinjve përmes sporteve të ndryshme në arsimin parauniversitar.