Sot në Prishtinë mbahen organizime të ndryshme për festën e Krishtlindjeve

24 dhjetor 2023 | 08:12

Me rastin e Krishtlindjeve, sot në Prishtinë do të mbahen organizime të ndryshme.

Më fillim prej orës 18:00 te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të organizojë pritje solemne të Krishtlindjes.

Ndërsa, nga ora 23:30 do të mbahet programi për Krishtlindje.

Mesha solemne e Krishtlindjeve do të mbahet nga ora 24:00 nën udhëheqjen e Imzot Dodë Gjergji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Sali Berishën e njoh nga shkurti e marsi…