Sot në Prishtinë u hap Panairi “ExpoKos”

08 maj 2018 | 11:08

Sot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, u hapë panairi “Expokos”. Ky panair mblodhi në një vend kompani të specializuara në fushën e ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës dhe patundshmërisë. Ky panairi do të jetë i hapur deri me datën 10 Maj.

Pjesë e këtij edicioni të panairit janë kompani prestigjioze nga Britania, Italia, Gjermania, Greqia, Turqia si dhe një numër i madh i kompanive nga vendi dhe shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat për vizitorët e panairit do të prezantojnë risitë e fundit në fushat e tyre.

Në këtë vit po marrin pjesë edhe dhjetë kompani shqiptaro-britaneze të organizuara nga Oda Ekonomike Britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion i Luftës së Parë Botërore bëri një ulje…