Sot në qarkullim edhe 21 autobusë, risi linja e Kalabrisë
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë lajmin se nga sot (e hënë), do të futen në përdorim edhe 21 autobusët e tjerë të rinj.
“Nesër, me 1 tetor, do të jenë në qarkullim edhe 21 autobusë të tjerë. Risi është linja e Kalabrisë që fillon te Pastrimi dhe kalon në disa rrugë të Kalabrisë përfshi rrugën te Stacioni, dhe ‘Banesat e Arapëve’. Po ashtu linjës 3 do t’i shtohet edhe një sub-linjë që kalon te Princi i Arbërit dhe përshkon edhe gjithë rrugën ‘Muharrem Fejza’”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë gjithashtu se një autobus do të qarkullojë tre herë në ditë në fshatrat e Gollakut deri në Keqekollë.
“Sa për ilustrim, bashkangjitur janë vizatimet në Maps e ditëve në vijim do t’i paraqesim hartat e sakta ne stacione si dhe broshurat. Urime!”, ka shkruar Ahmeti.