Sot në Teatrin Kombëtar shfaqet dokumentari për aktorin Blerim Peci
09 dhjetor 2018
| 11:19
Nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së artistit Blerim Peci, do të organizohet akademi përkujtimore.
Akademia përkujtimore mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në orën 18:00.
Gjithashtu do të shfaqet edhe dokumentari për Beli “Përgjithmonë”, i realizuar nga RTK, në regji të Kastriot Kaqa Saqipi.