Sot nën Albin Kurtin po vuajnë më së shumti minatorët dhe punëtorët
Nga Besa Ismaili
Veprimet e këtij kryeministri hipokrit vërtetë s’kanë të ndalur. Ai dhe turma e tij politike pretendojnë se mbështesin klasën punëtore dhe mbrojnë drejtësinë sociale, por nuk arrijnë të kujdesen dot për minatorët dhe punëtorët që varen nga pagat e tyre për të siguruar jetesën.
Duke marrë pjesë në një konventë të partisë së majtë në ShBA (Demokratët) dhe duke predikuar dhe aktruar idealet progresiste duke lënë pas dore nevojat e minatorëve, ky kryeministër tregon haptas mungesën e integritetit dhe përkushtimit ndaj këtyre parimeve.
Hipokrizia e Albin Kurtit është tradhti ndaj atyre që vuajnë nën udhëheqjen e tyre dhe për këtë ai duhet të mbajë përgjegjësi.
Sot, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, vuajnë të gjithë, por askush më shumë sesa minatorët dhe punëtorët.
Në mbledhjen e qeverisë kur deklaron se ka më shumë punëtorë mbi tokë sesa xehe nën tokë, kryeministri dëmtues z. Kurti, publikisht kërcënon për mbyllje të vendeve të punës për këta minatorë, dhe mbylljen e Trepçës.
Përndjekja tashmë ka filluar. Ndalja e pagave, kushtet mizërie dhe mashtrimi me katër-milionëshin janë vetëm hyrje në kapitullin e mbylljes së minierave dhe lënies në rrugë të minatorëve.