Sot nënshkruhet marrëveshja mes KEK-ut dhe General Electric, në ceremoni edhe Kurti

07 prill 2023 | 08:14

Sot do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit.

Ceremonia do të mbahet në orën 13:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia të enjten nisi fushatën më të re kundër pavarësisë…