Sot nga 16 mostra të dyshuara me koronavirus, asnjë rast i konfirmuar
19 mars 2020
| 16:39
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar 16 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha janë negative.
“Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive”, është bërë me dije në komunikatën e IKSHPK-së.