Sot nis ceremonia e rivarrimit të Ilir Konushevcit
26 nëntor 2018
| 09:03
Sot në Tropojë të Shqipërisë, nis rivarrimi i eshtrave të heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj, të cilët do të kthehen në vendlindje.
Eshtrat e gjeneral majorit Iliri Konushevcit dhe Hazir Malajt, do të sjellën sonte në Morgun e Prishtinës, ndërsa, nesër nga ora 12:00, do të bëhen homazhe në hollin e Kuvendit.
Po ashtu, nga ora 13:00, është paraparë të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.
Kurse, nga ora 14:00, do të bëhet nisja e kortezhit drejt varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, ku edhe do të mbahet ceremonia e rivarrimit.
Rivarrimi bëhet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.