Sot nis Java e Krenarisë, marrin pjesë Haxhiu dhe Konjufca
Sot nis Java e Krenarisë në Kosovë.
Hapja zyrtare bëhet nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, prej orës 18:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Të pranishëm do të jenë Drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, kryekuvendari Glauk Konjufca, ministrja Albulena Haxhiu, shefi i BE’së Tomas Szunyog, zv/ambasadorja e SHBA’së Alyson Grunder, ambasadori suedes Jonas Westerlund dhe Drejtori i CSGD Arbër Nuhiu.
“Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrisë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë.”
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Sot do të hapim zyrtarisht Javën e Krenarisë në Kosovë.
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit, prej orës 18:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Të pranishëm do të jenë:
● Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë
Fjalë rasti:
● Glauk Konjufca, Kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës (TBC)
● Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë
● Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë
● Alyson Grunder, Zv. Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës
● Jonas Westerlund, Ambasadori i Suedisë në Kosove
● Arber Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqerore – CSGD
Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrisë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë.