Sot nis lëshimi i patentëshoferëve me dizajn të ri
01 mars 2018
| 09:02
Ministria e Punëve të Brendshme, sot (e enjte) do të fillojë lëshimin zyrtar të patentë-shoferëve me dizajn të ri.
Gjatë kësaj ceremonie, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Republikës së Kosovës me patentë-shoferët e rinj.
Ceremonia do të mbahet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.