Sot nis manifestimi i Epopesë së UÇK-së
05 mars 2018
| 10:21
Me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, qeveria Kosovës nën patronatin e kyeministrit Ramush Haradinaj më 5, 6 dhe 7 mars 2018 do të organizojë manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot nga ora 11:00 do të fillojë manifestimi në kazermën “Adem Jashari” me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së.
Me këtë rast para të pranishmëve fjalime do të mbajnë, presidenti Hashim Thaçi, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, një pjesëtar i familjes Jasharaj.