Sot nis në Kosovë “Java për të drejtat e viktimave të krimit”
19 tetor 2020
| 08:42
Sot nis “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”.
Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia, “Java për të drejtat e viktimave të krimit” do të hapet me një video-mesazh për media nga ana e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për të vazhduar me video-mesazhet e presidentit Hashim Thaçi, ambasadorit të ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett dhe ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Të gjitha seminaret e javës do të zhvillohen online me anë të platformës Zoom.