Sot nis numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

18 nëntor 2021 | 09:00

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot do të nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kështu ka thënë për gazetë “Epoka e re”zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se dy dit më parë në QNR, ka përfunduar numërimi i votave të diasporës.

KQZ pas numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, brenda disa ditëve pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe bukuroshja kosovare Morena Taraku nuk ka harruar që…