Sot nis numërimi i votave të diasporës

16 nëntor 2021 | 08:16

Sot pasdite pritet të nisë numërimi i votave të ardhura me postë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime që do të numërohen është 2,379.

Në bazë të listës së publikuar nga KQZ, numri më i madh i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës i takojnë komunës së Junikut, 670 të tilla.

Ndryshe, më 14 nëntor, në 21 komuna të Kosovës u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, pas atij të parit më 17 tetor kur u zgjodh udhëheqësia lokale në 17 komuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, ka…