Sot nis rrugëtimi për paqe në botë i ushtarëve të Kosovës

25 janar 2021 | 11:49

Rrugëtimi historik i Republikës së Kosovës drejt kontributit për paqe në botë fillojë sot formalisht përmes ceremonisë së organizuar në bazën ushtarake Camp Dodge të Gardës Nacionale të Iowa-s në qytetin Johnston.

Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi nga Konsullata e Kosovës në Des Moines.

“Autoritete ushtarake si dhe civile të nivelit federal si dhe lokal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Shtetit të Iowa-së ju drejtuan ushtarëve që do të shërbejnë në këtë mision”,ka njoftuar kjo konsullatë.

Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, ka vënë theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së ushtarëve tanë në këtë zbarkim.

Ernst e ka cilësuar si arritje historike e popullit të Kosovës.

Edhe gjenerali Corell nga Garda Nacionale e Iowa-s është shprehur shumë i kënaqur me zhvillimin e këtij projekti.

“Në ndërkohë nga ana Kosovare, prezent ishin atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Uashington DC, kolonel Ilir Qeriqi, dhe shefi i Misionit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, Artan Duraku. Kolonel Qeriqi ju drejtua ushtarëve të Iowa-s i cili edhe përcolli mesazhet e gjeneral Rrahman Ramës, komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës”.

“Ushtarët tanë do të shërbejnë së bashku me kolegët e tyre me të cilët paraprakisht janë trajnuar dhe kanë përvetësuar shkathtësitë e nevojshme për përmbushjen e misionit. Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka njoftuar Konsullata e Kosovës në Des Moines.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/watch/?v=1109062449544584

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja nga Verona (3-1) nuk i ka pëlqyer aspak presidentit…