Sot nis vaksinimi i punonjësve të transportit publik në Shqipëri
26 maj 2021
| 09:52
Sot do të nisë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik në Shqipëri.
Punonjësit e transportit publik do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin “Skëndërbej” ku dhe po kryhet procesi i vaksinimit masiv të popullatës.
Ndërkohë në ditët në vijim, ky proces do të vijojë edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetës.
Vaksinimi në Shqipëri po vazhdon prej javëve të para të Janarit, me vaksinat ‘Pfizer’ ‘Astra-Zeneca’, ‘Sputnik V’ dhe ato kineze, ndërkohë që objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është të arrihen 1 milion vaksinime deri në muajin qershor.