
Sot nis xhiroja e 10-të në Superligë
25 tetor 2024
| 10:54
Superliga e Kosovës në futboll e nis sot fazën e dytë të sezonit.
Ndeshja që hap xhiron e 10-të do të jetë ajo mes Feronikelit 74 dhe Ferizajt.
Ndeshja e parë mes tyre përfundoi me fitore të ferizajasve me rezultat 3:1. Aktualisht, Ferizaj gjendet në vendin e shtatë në tabelë me 10 pikë dhe ka dy fitore në dy ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 është e fundosur në tabelë me vetëm dy pikë të grumbulluara. Kjo ndeshje nis nga ora 13:00 dhe luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.