Sot një javë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive
07 qershor 2023
| 11:58
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të mërkurën, më 14 qershor do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë.
Kurti ka treguar se kjo mbledhje do të mbahet në qytetin e Gjakovës.
“Sot një javë do të jetë mbledhja 9-të e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, e treta në më pak se dy vjet. Në mbledhjet e deritanishme kemi nënshkruar 41 marrëveshje”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.