Sot nuk ka mësim në Shqipëri
26 nëntor 2019
| 08:52
Ministra e Arsimit në Shqipëri ka njoftuar se sot nuk do të ketë mësim.
“Pezullohet mesimi në gjithë territorin e vendit për sot, datë 26 nëntor 2019. Për ditët në vijim ju njoftojmë në fund të ditës”, është bërë me dije në njoftimin e kësaj ministrie.
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.
Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 6.1.