Sot nuk ka takim në mes të Kurtit e Mustafës
16 dhjetor 2019
| 13:21
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë me dije se kjo lëvizje nuk ka planifikuar ndonjë takim në mes të kryetarit të saj, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen për bashkëqeverisje.
“Shumë gazetarë po bëjnë pyetje se a ka takim sot mes VV-së dhe LDK-së. Me informacionet që kemi nga strukturat e Lëvizjes nuk është planifikuar ndonjë takim për sot”, ka shkruar Manxhuka në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kujtojmë se çështja e presidentit është duke e pamundësuar arritjen e marrëveshjes në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së.
/Epoka e re/