Sot nuk punohet në objektin e komunës së re në Prishtinë

19 janar 2024 | 08:11

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të premten të mos punohet në objektin e saj që gjendet në lagjen “Arbëria”.

Ky vendim thuhet se është marrë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit.

“Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se të premten nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen ‘Arbëria’. Ky vendim është marrë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Ugljanin,…