Sot opozita tregon a e përkrah mocionin e LDK-së

19 mars 2020 | 08:13

Partitë opozitare sot do t’i shprehin qëndrimet e tyre rreth situatës së re të krijuar dhe vendimit të Lidhjes Demokratike që do ta iniciojë votën e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Pas shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, dje u mblodh kryesia e LDK-së dhe më pas kreu i kësaj partie doli me qëndrim zyrtar për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Partia më e madhe opozitare, PDK, si dhe AAK-ja dhe Nisma, kanë paralajmëruar se sot do t’i shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me propozimin e LDK-së dhe nëse do ta përkrahin.

Nëse kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e quajti shkelje të marrëveshjes dhe të papranueshme shkarkimin e Veliut, kryeministri Kurti tha se ish-ministri kishte tradhtuar dyfish, qeverisë dhe Policinë e Kosovës pas deklarimit, në një studio televizive, i pyetur nëse duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, “po, sigurisht”.

Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për ta votuar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për gjendjen e jashtëzakonshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Replikë” sonte organizon një protestë në të gjithë vendin…