Sot organizohet ceremoni përkujtimore për Ismet Bogujevcin

14 maj 2021 | 08:31

Dje, më 13 maj 2021, ka ndërruar jetë figura e çmuar e kulturës së Kosovës, doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci.

Për ta nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me institucionin e Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojnë një ceremoni përkujtimore sot, më datë 14 maj 2021.

Itinerari për ditën e sotme (14 maj 2021) është si në vijim:

11:00 – 11:15 Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar;

11:30 – 14:00 Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti.

Varrimi i të ndjerit bëhet në orën 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri, teksa ministria bën lutje të respektohen masat kundër pandemisë COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët…