Sot përballen Arsenali dhe Manchester City

02 shkurt 2025 | 08:16

Stadiumi Emirates, sot do të jetë vendi ku do të përballen Arsenali dhe Manchester City.

Kjo ndeshje e cila do të jetë e vlefshme për javën 24-të të Premier Leagues, do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30.

Në fakt, skuadra e Pep Guardiolas, pas disa rezultatesh negative në ligën angleze ka nisur ta marrë vetën dhe nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit duke arritur t’i fitojë pesë prej tyre dhe barazuar në një tjetër.

“Citizens” pas fitores prej 3:1 ndaj Chelseat janë futur në zonën e katërshes dhe mbetet të shihet nëse do të jenë aty edhe pas kësaj loje.

Derisa Arsenal gjendet në vendin e dytë me 47-të pikë, nëntë më pak se lideri Liverpooli.

“Topçinjtë” do të kërkojnë me çdo kusht t’i rrijnë pranë Liverpoolit në luftën për titullin kampion.

Ndeshja Arsenal-Manchester City, transmetohet në platformën më gjigande televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2 shkurti i 1990-tës shënon nisjen e aksionit atdhetar dhe…