Sot përballen Besa – Flamurtari dhe Vllaznia (P) – Vëllaznimi
Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 30 në Vala Superligë zhvillohen sot (e enjte).
Pa dyshim se interesimi i të gjithë dashamirëve të futbollit është në Pejë, ku Besa e pret rivalin për pozitën e barazhit, Flamurtarin. Të dy kampet kanë paralajmëruar se në këtë ndeshje do të luajnë për fitore, në mënyrë që të kenë më të lehtë mbijetesën. Ndërsa strategu Gani Sejdiu do të debutojë si trajner i Vëllaznimit në ndeshjen që kuqezinjtë e zhvillojnë ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Vllaznisë nga Pozharani. Të dyja këto ndeshje zhvillohen nga ora 16:00.
Vala SUPERLIGA
Liria-Trepça ’89 0-2
Gjilani-Drita 1-1
Feronikeli-Prishtina 0-0
Llapi-Drenica 1-0
Të enjten takohen:
Vllaznia (P)-Vëllanzimi
Besa-Flamurtari
Tabela
- Drita 60 pikë
- Prishtina 57
- Llapi 48
- Trepça ’89 47
- Liria 47
- Drenica 45
- Gjilani 44
- Feronikeli 43
- Vëllaznimi 36
- Flamurtari 19
- Besa 19
- Vllaznia 14
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)