Sot përballen Drita dhe Drenica

21 korrik 2020 | 11:22

Java e 32-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll do të fillojë sot (e martë) me ndeshjen në mes të Dritës dhe Drenicës.

Kjo ndeshje do të jetë shumë interesante pasi klubi gjilanas është duke kërkuar titullin e kampionit dhe kërkon tri pikë nga kjo përballje, derisa edhe Drenica është në garë për mbijetesë dhe kërkon rezultat pozitiv.

Drita është e para në tabelë me një pikë më shumë se Gjilani që zë vendin e dytë, kurse Drenica është e teta me 41 pikë. Ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje zhvillohen nesër (e mërkurë) dhe do të takohen: Gjilani – Ballkani, Prishtina – Flamurtari, Feronikeli – Trepça ’89, Llapi – Ferizaj dhe Dukagjini – Vushtrria.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar raportueses për…