Sot përballen dy skuadrat e para në tabelë, nesër Drita – Prishtina

02 tetor 2021 | 10:41

Java e tetë në BKT Superligën e Kosovës në futboll do të sjellë ndeshje interesante.

Sot (e shtunë) në Suharekë përballen dy skuadrat e para në tabelë, Drenica dhe Ballkani. Vendasit janë pa fitore në dy ndeshjet e fundit dhe synim e kanë që të mposhtin skuadrën kuqezi dhe ta marrin primatin në elitë, në anën tjetër Drenica pret rezultat pozitiv edhe nga kjo ndeshje në mënyrë që ta ruajë formën e mirë që ka treguar në këtë kampionat.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në mes të Malishevës dhe Gjilanit. Të dyja këto skuadra luajnë për fitore në këtë ndeshje. Të dielën zhvillohen tri ndeshjet e tjera, kurse vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan mes nënkampiones, Dritës dhe kampiones në fuqi, Prishtinës. Në mesjavë të dyja këto skuadra nuk arritën rezultate të mira dhe në këtë ndeshje kërkojnë maksimumin.

Llapi që po kalon nëpër një krizë të madhe rezultatesh do të përballet me Dukagjinin e Klinës, kurse Feronikeli ka punë me Ulpianën.

Superliga – Java 8

Të shtunën takohen:
15:00 Ballkani – Drenica
15:00 Malisheva – Gjilani

Të dielën takohen:
15:00 Drita – Prishtina
15:00 Llapi – Dukagjini
15:00 Feronikeli – Ulpiana

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti Halil Kastrati po përballet me probleme shëndetësore. Këtë e…