Sot përballen Liverpool – Villareal

27 prill 2022 | 12:05

Pas ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale të zhvilluar mbrëmë, sot do të luajnë gjysmëfinalistët e dytë, mes Liverpoolit dhe Villarealit.

Në çerekfinale, Liverpooli mposhti Benficën me rezultat të përgjithshëm 6-4, ndërsa Villareali shokoi Bayernin, me rezultat përfundimtar 2-1.

Parashikimet janë që Liverpooli të luajë me formacion 4-3-3, ndërsa Villareali 4-4-1-1.

Liverpool ka shënuar të paktën 2 gola në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, dhe po ashtu është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, Villareali është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit në ligën më të madhe në Evropë. Finalisti nga kjo ndeshje do të përballet me Real Madridin ose Manchester Cityn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raketat ruse kanë goditur një depo, në të cilën mbaheshin…