Sot përballen Llapi dhe Drenicën

10 prill 2025 | 11:00

Llapi dhe Drenica do të takohen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre.

Vendasit janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve në kampionat ku ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë.

Megjithatë fokusi është maksimal dhe ata duan të triumfojnë për të shkuar në finale dhe përmes Kupës të sigurojnë garat evropiane.

Llapi kërkon fitore në ndeshjen e parë ndaj kuqezinjve nga Skenderaj. Nga ana tjetër Drenica po lufton për rikthim në Superligë dhe synon që të marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Podujevë.

Sfida mes Llapit dhe Drenicës zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e…