Sot përballen Prishtina – Dukagjini, të dielën derbi Drita – Ballkani

20 shtator 2024 | 11:14

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll. Sot (e premte) zhvillohet përballja në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, e cila do të zhvillohet në Hajvali, pasi stadiumit “Fadil Vokrri” është i mbyllur. Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit nga Ballkani dhe tash synon këndelljen ndaj Dukagjinit që drejtohet nga Ismet Munishi. Edhe skuadra nga Klina ka humbur nga Malisheva dhe do të përpiqet të marrë një rezultat pozitiv nga përballja me skuadrën kryeqytetas, raporton “Epoka e re”.

Të shtunën përballen Ferizaj – Llapi dhe Suhareka – Feronikeli 74, ndërsa të dielën zhvillohen dy ndeshje ku spikat derbi i kësaj xhiroje dhe i dy skuadrave pretendente për titull, Dritës dhe Ballkanit. Gjilanasit janë vendas dhe do të përpiqen ta regjistrojnë fitoren e tretë radhazi në elitën e futbollit të Kosovës.

Në anën tjetër, suharekasit nga pesë ndeshjet e zhvilluara kanë tri fitore, një barazim dhe një humbje dhe në këtë ndeshje do të përpiqen ta ruajnë formën e mirë dhe të jenë ndër favoritët kryesorë për titull. Ndeshja tjetër është ajo në mes të Malishevës dhe Gjilanit. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje zhvillohen nga ora 15:00.

SUPERLIGA – Java 6

Të premten takohen:
Prishtina – Dukagjini

Të shtunën takohen:
Ferizaj – Llapi
Suhareka – Feronikeli 74

Të dielën takohen:
Drita – Ballkani
Malisheva – Gjilani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frances është një aktore e vlerësuar nga kritikët, më e…