Sot përballen Ylli – Trepça dhe Lipjani – Prishtina
Sot (e diele) në program në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll janë dy ndeshje, e para do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë në mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, e që po ashtu vlerësohet si kryendeshje e kësaj xhiroje.
Në tri ballafaqimet e deritashme ndërmjet këtyre dy skuadrave Golden Eagle Ylli ka triumfuar dy herë (81:75, 75:58), kurse Trepça një herë (80:79). Të dielën pritet rivalitet i madh ndërmjet këtyre dy ekipeve, ku Golden Eagle Ylli aktualisht zë pozitën e tretë në tabelë, kurse Trepça të gjashtën.
Ndeshja tjetër dhe e fundit e kësaj xhiroje do të luhet të dielën në Lipjan, ku ekipi i Lipjanit do të përballet me Z Mobile Prishtinën. Ky takim do të filloj në ora 19:00.