Sot përballja Drita-Llapi, këto janë mungesat
23 nëntor 2019
| 11:35
Sot (e shtunë) zhvillohet derbi i Superligës në mes Dritës dhe Llapit në Gjilan nga ora 13:00.
Gazeta ka mësuar se në skuadrën vendase mungon një prej lojtarëve më të rëndësishëm, Xhevdet Shabani, kurse në skuadrën e Llapit mungojnë dy mesfushorët Behar Maliqi dhe Mentor Zhdrella.
Drita është aktualisht në pozitën e tretë me 28 pikë, kurse Llapi pozicionohet në vendin e pestë me 24 pikë të grumbulluara.
/Veton ZYMBERI/