Sot përballja Drita – Peja
Pas spektaklit të Kupës së Kosovës në basketboll, garat vazhdojnë me Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet xhiroja e 20.
Sfida e parë do të zhvillohet në mes të Dritës dhe Pejës, takim që zhvillohet të mërkurën në “Karagaçi”. Pejanët shihen favoritë, pasi në elitë kanë 11 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa gjilanasit kanë 19 humbje në 19 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore, raporton “Epoka e re”.
Të premten zhvillohen dy përballje të tjera, që janë më interesante. Trepça, pasi e fitoi Kupën pas dhjetë vjetësh, është motivuar maksimalisht dhe përballet me rivalen e vjetër, Sigal Prishtinën. Mitrovicasit kanë 13 fitore e gjashtë humbje, ndërkohë prishtinasit kanë dhjetë fitore e nëntë humbje. Ndërkohë, sfida tjetër zhvillohet mes dy skuadrave prizrenase, Prizreni 16 dhe Bashkimi. Kjo sfidë vjen pas asaj të Kupës, ku fitore kishte shënuar skuadra e Bashkimit. Në elitë Prizreni 16 ka 11 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Bashkimi ka tetë fitore dhe 11 humbje.
SUPERLIGA – Java 20
Të mërkurë takohen:
17:00 Drita-Peja
Të premten takohen:
17:00 Trepça-Sigal Prishtina
19:00 Prizreni 16-Bashkimi