Sot përballja Llapi – Dukagjini
Xhiroja e 18 në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot (e premte) me ndeshjen në mes të Llapit dhe Dukagjinit nga Klina.
Dy ndeshje të tjera të xhiros së fundit për sezonin vjeshtor zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën. Skuadra e Llapit, që është në një krizë rezultatesh, ku në dhjetë ndeshjet e fundit është pa fitore, synon që ndaj Dukagjinit të marrë tri pikë dhe shkon në pushim me fitore. Në anën tjetër as klubi nga Klina nuk ka pasur rezultatet e pritura në këtë sezon dhe në këtë ndeshje do të luajë të paktën për një barazim. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00. Nesër (e shtunë) do të jetë një ndeshje derbi në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Prishtina e pret skuadrën në formë të mirë, Malishevën.
Të këto dy klube do të përpiqen ta marrin maksimumin e pikëve në këtë ndeshje. Po të njëjtën ditë përballen edhe Ferizaj dhe Gjilani. Gjilani me fitoren e fundit në xhiron e kaluar ndaj Dritës ka rikthyer besimin për rezultate pozitive, kurse Ferizaj është në vendin e parafundit dhe ka vetëm 17 pikë.
Një tjetër ndeshje derbi zhvillohet të dielën mes dy skuadrave nga qyteti i Suharekës, Suharekës dhe Ballkanit. Kampionët janë në vendin e dytë më 30 pikë, kurse Suhareka është në vendin e pestë me një diferencë prej pesë pikësh. Ndeshja tjetër është në mes të Feronikelit ’74 dhe Dritës.
“Nikli” në tri ndeshjet e fundit ka regjistruar rezultate pozitive dhe këtë do të përpiqet ta bëjë edhe ndaj lideres aktuale, Dritës. Gjilanasit në anën tjetër presin t’u rikthehen fitoreve pas humbjes në xhiron e kaluar.
SUPERLIGA – Java e 18
Të premten takohen:
13:00 Llapi – Dukagjini
Të shtunën takohen:
Ferizaj – Gjilani
Prishtina – Malisheva
Të dielën takohen:
Suhareka – Ballkani
Drita – Feronikeli ’74
/Epoka e re/