
Sot përballje interesante në kualifikimet e Kampionatit Botëror
07 shtator 2021
| 08:36
Sot do të luhen ndeshjet e radhës në kualifikimet e “Katar 2022”.
Fillimisht nga ora 18:00 përballen Azerbajxhani dhe Portugalia.
Ndërsa nga ora 20:45 zhvillohen 12 ndeshje tjera shumë të rëndësishme.
Francën e pret një përballje e lehtë në letër kundër Finlandës, ndërsa derbi pritet të zhvillohet mes Holandës dhe Turqisë.
Danimarka e pret në shtëpi Izraelin, ndërsa Norvegjia synon të arrijë tre pikët e radhës kundër Gjibraltarit.
Këto janë të gjitha ndeshjet kualifikuese që zhvillohen gjatë ditës së sotme.
