Sot përballjet Itali – Austri dhe Uells – Danimarkë

26 qershor 2021 | 08:00

Italia është një prej favoriteve kryesore për ta fituar Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Kombëtarja që drejtohet nga Roberto Mançini sonte (e shtunë) takohet me Austrinë në “Wembley” të Londrës nga ora 21:00.

Ndërsa Austria është për herë të parë në këtë fazë. Mesfushori Marco Verratti e ka vlerësuar të vështirë ndeshjen ndaj Austrisë, por ka thënë se nëse italianët luajnë në të njëjtën mënyrë, atëherë mund të arrijnë suksese të jashtëzakonshme.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duhet të luajmë gjithnjë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin kreativitet dhe me të njëjtën dëshirë. Mendoj se në këtë mënyrë mund të arrijmë të bëjmë gjëra të mëdha dhe në të ardhmen të arrijmë diçka të jashtëzakonshme”, u shpreh Verratti.

Italia e fitoi grupin me nëntë pikë, pasi mposhti Turqinë (0-3), Zvicrën (3-0) dhe Uellsin (1-0), ndërsa në këtë ndeshje do të jetë pa kapitenin Giorgio Chiellini dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Alessandro Florenzi.

Nuk dihet nëse do të luajnë për Austrinë Christoph Baumgartner, Julian Baumgartlinger, Martin Hinteregger dhe Valentino Lazaro. Ylli dhe kapiteni i Austrisë, David Alaba, beson te suksesi dhe kualifikimi, edhe pse e ka të qartë forcën dhe kualitetin e skuadrës kundërshtare. “Ndihem në formë dhe jam i lumtur për atë që po bën Austria. Kalimi i grupit ishte objektivi ynë dhe jemi të lumtur që e realizuam. Italia? E keni parë çfarë ka bërë në grupe?! Gjithsesi, ne jemi këtu për të ëndërruar. Gjithçka mund të ndodhë në një sport si futbolli”, ka deklaruar Alaba.

Austria u kualifikua e dyta në grup me 6 pikë, pasi mposhti Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën, derisa pësoi humbje nga Holanda. Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është në mes të Uellsit dhe Danimarkës nga ora 18:00. Uellsi luajti baras me Zvicrën, e mposhti Turqinë dhe pësoi humbje nga Italia. Në anën tjetër, Danimarka pësoi humbje nga Finlanda dhe Belgjika, kurse e mposhti bindshëm Rusinë dhe  e siguroi kualifikimin me tri pikë.

Të shtunën takohen:
18:00 Uells – Danimarkë
21:00 Itali – Austri

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, i…