Sot përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”

20 shkurt 2022 | 09:54

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” do të përfundojnë sot, pas 16 ditësh maratonë të garave.

Deri më tani, Norvegjia prin me medalje të arta, me 16, ku edhe theu rekord si shteti me më së shumti medalje të arta në histori të Lojërave Olimpike Dimërore. Në total, shteti skandinav po ashtu ka edhe tetë medalje të argjendta dhe 13 të bronzta.

Shteti i dytë me më së shumti medalje është Gjermania, me 12 të arta dhe 27 në total.

Pas Gjermanisë renditet Kina me 15 medalje, nga ta cilat nëntë të arta, njofton Klankosova.tv.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e katërt me tetë të arta dhe 25 në total.

Me 18 medalje, nga të cilat tetë të arta, Suedia mbyll listën e top pesëshes më të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Në këto Lojëra, Kosova pati dy përfaqësues, skitarët Kiana Kryeziun dhe Albin Tahirin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe ai i Rusisë, Vladimir…