Sot përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt për “Calin”
14 tetor 2021
| 09:44
Në Gjykatën Speciale në Hagë edhe sot do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Dëshmitari i katërt i ZPS-së, i cili mban kodin W03594, ka filluar të dëgjohet më 12 tetor dhe ka deklaruar se nga dy persona me maska është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë ku, sipas tij, ka marrë trajtim çnjerëzor.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin se ka kryer krime lufte.
Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.