Sot përfundon pjesa e parë e testit të maturës
15 qershor 2019
| 10:11
Sot nxënësit e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës, të cilët do të përgjigjen në pyetjet nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.
Me sot përfundon edhe pjesa e parë e testit të maturës, për t’i hapur rrugë pjesës së dytë që nis më 19 e zgjat deri më 22 qershor.
Në pjesën e dytë, maturantët do të sfidojnë dituritë e tyre në në matematikë dhe lëndën zgjedhore, të cilën e kanë zgjedhur vet./KP