Sot përkujtohen kolonel Tahir Zemaj dhe të bijtë

04 janar 2023 | 08:39

Sot pritet të mbahet ditë përkujtimi me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së kolonel Tahir Zemaj si dhe djemve të tij, Hasan Zemajt, si dhe Enis Zemajt.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja thuhet se do të mbahen edhe homazhe në nderim të heronjve.

Gjithashtu, edhe kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, do të vendosë lule te varret e tyre dhe do të mbajë një fjalim rasti.

Aty pritet të ketë edhe qytetarë e bashkëluftëtarë të shumtë të të ndjerëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, boton…