Sot përpjekja e radhës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit

25 prill 2025 | 07:50

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, ku në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe edhe në seancën e e kaluar konstituive, nuk u arrit që deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, të marrë besimin e deputetëve.

Me 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime, kryesuesi Avni Dehari konstatoi se propozimi nuk kalon dhe seancën e ndërpreu.

Partitë opozitare kanë deklaruar tashmë se Haxhiun nuk e mbështesin për këtë post, ndërsa nga VV kanë thënë se nuk do ta ndërrojnë.

Sot pritet të shihet se a do të ketë zhbllokim të situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka bërë…