
Sot përurohet abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri
01 shtator 2022
| 09:25
Me fillim nga ora 10:00, organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.
Bëhet e ditur se në ceremoni marrin pjesë Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.