Sot përurohet Klinika Emergjente e rinovuar, marrin pjesë Kurti e Vitia
27 gusht 2024
| 09:15
Sot do të përurohet Klinika Emergjente në të cilën janë rinovuar hapësirat.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, sot nga ora 09:00 do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të kësaj klinike.
Përmes investimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, hapësira këto që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.
“Bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro,”.